Kryeministri Edi Rama në Kongresin e Partive Socialiste që po mbahet në Berlin ka “shkrirë” akujt e krijuar së fundmi mes tij dhe kryeministrit Albin Kurti pas fjalës së kryeministrit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg.
Përmes një video të shpërndarë nga vetë ai, Rama i ka mbyllur sytë Kurtit që ishte para tij në kohën kur përfaqësuesit e majtë do të zinin vendet ne kongres. Kurti ndodhej me kurriz dhe u habit jo pak nga ai xhest i Ramës.
‘Duhet të më kishe gjetur vetë more jo me spiuna’- tha Rama duke qeshur. Të njëjtën gjë beri edhe Kurti i cili u duk i skuqur në fytyrë pas xhestit të Ramës.
Më pas ata janë përshëndetur me njeri tjetrin ashtu edhe anëtarët e tjerë të delegacionit që merrnin pjesë.
Takimi mes tyre ishte vetëm një moment, ku secili me vonë zuri vendet e paracaktuara në Kongres.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje