Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka depozituar dy ankesa në KAS kundër rezultatit të shpallur si fitues për bashkinë e Kamzës dhe të Rrogozhinës. Në dokumentin e depozituar pretendohet se pajisja elektronike nuk ka punuar, pasi kur është votuar për kandidatin Hoxha ka pasur shumë vonesa. Pretendim tjetër është se sipas tyre, në disa qendra votimi, kandidati i tyre ka marrë zero vota, gjë që është e pamundur.
“Kërkojmë ekspertimin kompjuterik të çdo pajisje që është pajisur me server për ruajtjen e të dhënave elektronike. Kjo të realizohet nga ekspertë të huaj dhe t ëpavarur nga institucionet shtetërore apo KQZ; Krahasimi i rezultatit elektornike të zgjedhjeve me rezultatin fiizik të fletëev të votimit të gjetura në kuti për çdo qendër votimi. Krahasimin e kodeve të votuesve me për çdo QV me pajisjen e identifikimit të votuesve, PEI”, thuhet në këtë kërkesë. Ndërsa një tjetër kërkesë është rinumërim e rivlerësim të votave në të gjitha QV. “Kërkojmë përsëritje të zgjedhjeve për kryetar të bashkisë dhe të këshillit bashkiak me anë të votimit tradicional dhe me garanci të plota për një proces të rregullt”, thuhet në pikën e fundit të kërkesës.
Sa i përket ankesës së Rrogozhinës, koalicioni Bashkë Fitojmë kërkon mos marrjen në konsideratë të rezultatit të votimit në burgun e këtij qyteti, duke shpallur fitues kandidatin Shkëlqim Hoxhën. Kjo qendër bëri edhe përmbysjen e fitores të kandidatit socialist Edison Memolla me 30 vota.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje