Gazeta Si – Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë të qëndrojnë të palëkundur krah për krah me Shqipërinë.
Ky është mesazhi që ka dhënë Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Binken pas takimit me ministren së Jashtme Olta Xhaçka.
Përmes një postimi në Twitter, sekretari Blinken shton se mes diplomatëve të dy vendeve u diskutua për prioritetet e përbashkëta në reformën demokratike, mbrojtjen, duke përfshirë mbrojtjen kibernetike, ndryshimet klimatike dhe tregtinë.
Blinken thekson se SHBA-të qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë, të cilën e cilëson një aleate prej kohësh.
Good to see my friend @xhacka_olta and celebrate a successful U.S.-Albania Strategic Dialogue. We discussed shared priorities in democratic reform, defense, including cyber defense, climate change, and trade. The United States stands side by side with Albania, a longstanding Ally pic.twitter.com/xROTLc8Txc
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) October 26, 2022
“Kënaqësi të shikoja miken time Olta Xhaçka dhe të festonim një Dialog Strategjik të suksesshëm SHBA-Shqipëri. Ne diskutuam për prioritetet e përbashkëta në reformën demokratike, mbrojtjen, duke përfshirë mbrojtjen kibernetike, ndryshimet klimatike dhe tregtinë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë, një aleate prej kohësh”, shkruan Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.
Në takimin në Departamentin e Shtetit të dyja palët rikonfirmuan partneritetin strategjik dhe angazhohen për të vijuar bashkëpunimin me interes të përbashkët në fusha si: mbrojtja, siguria kibernetike, energjia, transporti apo tregtia. Garanci që u konfirmua edhe nga Xhaçka dhe Blinken pas përfundimit të këtij dialogu.
Ndërkohë, në një njoftim të së mërkurës, të shpërndarë nga ministria e Jashtme shqiptare, mësohet se Blinken shprehu mirënjohjen e SHBA ndaj Shqipërisë si një aleat që gjithmonë ka marrë përsipër përgjegjësitë e saj.
Ai vlerësoi faktin që Shqipëria strehoi shtetasit afganë dhe nënvizoi se SHBA do të jenë gjithmonë në krah të vendit tonë.
Nga ana e saj kryediplomatja Xhaçka është shprehur se, “Shqipëria e vlerëson shumë partneritetin e saj strategjik me SHBA-të dhe “jemi të bindur se kjo marrëdhënie do të thellohet dhe zgjerohet më tej në të ardhmen duke u bazuar në themelet e qëndrueshme të miqësisë midis vendeve dhe njerëzve tanë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje