Politike

Takimi në DASH, Shqipëri-SHBA rikonfirmojnë partneritetin strategjik

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës rikonfirmojnë partneritetin strategjik dhe angazhohen për të vijuar bashkëpunimin me interes të përbashkët në fusha si: mbrojtja, siguria kibernetike, energjia, transporti apo tregëtia.

Në takimin me dy delegacioneve shqiptare dhe amerikane Sekretari Blinken vlerësoi bashkëpunimin në të gjitha fushat dhe shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e SHBA për ta thelluar bashkëpunimin në energji, biznes e të tjera duke e parë Shqipërinë si një pikë referimi në rajon.

“Shqipëria  e vlerëson shumë partneritetin e saj strategjik me SHBA-të  dhe jemi të bindur se kjo marrëdhënie do të thellohet dhe zgjerohet më tej në të ardhmen duke u bazuar në  themelet e qëndrueshme të miqësisë midis vendeve dhe njerëzve tanë”, u shpreh Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka gjatë takimit me dy delegacionet.

Të martën në Departamentin e Shtetit u mbajt takimi më i rëndësishëm i marrëdhënies politike mes dy vendeve:  dialogu i partneritetit strategjik SHBA – Shqipëri.

Në dialog morën pjesë përfaqësues nga 6 ministri si dhe  nga Departamenti i Shtetit, Departamenti i Mbrojtjes, ai i Tregëtisë, Korporata Financiare për Zhvillimin Ndërkombëtar, si dhe agjenci të tjera qeveritare ku u diskutuan rrugë për të thelluar bashkëpunimin strategjik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë