Gazeta Si – Në Brazil, mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro bastisën Pallatin e Kongresit në kryeqytetin Brazilia.
Policia përdori gaz lotsjellës në përpjekje për të zmbrapsur mijëra militantë të së djathtës ekstreme që synuan selinë institucionale, një javë pasi presidenti i krahut të majtë Luiz Inacio Lula da Silva mori detyrën.
Zona përreth Kongresit ishte rrethuar nga autoritetet, por “Bolsonaristët” anti-Lula arritën të çajnë kordonët e sigurisë.
08.01.2023 – Brasília
— Daniel Vitor (@DanVitorPH) January 8, 2023
Esplanada dos Ministérios #SELMA
Palácio do Planalto, Congresso e $TF tomados pic.twitter.com/Fgbgsz6iDw
Presidenti Lula dënoi sulmin “vandal dhe fashist” dhe dekretoi ndërhyrjen e forcave federale, të cilat pas disa orësh pastruan godinat institucionale.
Bolsonaro dënoi gjithashtu veprimin, i cili kujton sulmin ndaj Kongresit që tronditi Amerikën më 6 janar.
Po çfarë ndodhi në të vërtetë? Shumë demonstrues arritën të ngjiten në platformën e Kongresit, duke thyer kordonët e sigurisë, për të zënë çatinë e tij dhe depërtuan në ndërtesën e Parlamentit, Planalto, selinë e qeverisë dhe gjithashtu ndërtesën e Gjykatës Supreme. Vetëm me ndërhyrjen e forcave federale zona u pastrua.
Menjëherë pas sulmit, presidenti aktual, Lula, i cili nuk ishte në Brazilia për shkak se po vizitonte shtetin e Sao Paulos në disa zona të përmbytura, u kthye dhe vizitoi ndërtesat e sulmuara të pushtetit.






“Puçistët që promovuan shkatërrimin e pronës publike në Brazilia janë identifikuar dhe do të dënohen”, tha presidenti në Facebook.
Ndërkohë, gjyqtari i Gjykatës së Lartë Federale, Alexandre de Moraes, ka urdhëruar pezullimin e guvernatorit të Brazilias, Ibaneis Rocha për një periudhë 90-ditore.
Në mesin e dhjetorit, një grup mbështetësish të Bolsonaros kishin tentuar të pushtonin selinë e policisë federale në Brazilia.
Sipas pamjeve të transmetuara në televizionin kombëtar, fillimisht u fol për rreth 400 persona që hynë në strukturat, të cilat ndodhen të gjitha në të njëjtën zonë, e njohur si Sheshi i tre Pushteteve.
Un policier de la garde montée tabassé par des partisans de #Bolsonaro 😨#Brasil #Brésil pic.twitter.com/CcPGDrQ9Bs
— Antoine Llorca (@antoinellorca) January 8, 2023
Megjithatë, dëshmitarët okularë argumentuan se ofensiva, e kryer nën thirrjen e “pastrimit të përgjithshëm!” dhe duke kënduar himnin kombëtar të Brazilit, morën pjesë të paktën 10-15 mijë njerëz.
Gjithashtu videot e publikuara të vetë pushtuesve tregojnë vandalizëm dhe shkatërrim të gjerë. Demonstruesit arritën, pa asnjë rezistencë nga forcat e rendit, në zyrën e Presidentit të Republikës.
“Kjo përpjekje absurde për të imponuar vullnetin me forcë nuk do të mbizotërojë”, tha ministri i Drejtësisë Flavio Dino.
Ish-presidenti Jair Bolsonaro, i cili nuk e uroi kurrë Lulën për zgjedhjen e tij, u largua nga Brazili më 30 dhjetor, dy ditë para përfundimit të mandatit të tij dhe në bordin e avionit presidencial të Forcave Ajrore shkoi në Florida, SHBA.






Ndër videot që mbërrijnë nga Brasilia, pas sulmit nga demonstruesit pro Bolsonaros mbi pallatet e pushtetit në Brazil, mund të shihen njerëz që shkatërrojnë arkitekturën, duke përfshirë pallatin presidencial Planalto, një kryevepër moderniste nga arkitekti Oscar Niemeyer .
Sipas njoftimeve të shtypit ndërkombëtar, protestuesit pushtuan edhe zyrën e Presidentit Lula.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje