Ne rrjet

Kaosi në Brazil, BE-SHBA dënojnë sulmet në institucione: Në krah të presidentit Lula

Gazeta Si – Pas trazirave në Brazil, ka ardhur qëndrimi i BE-së dhe SHBA-ve ka qenë i ashpër dhe i palëkundur.

“Dënim absolut i sulmit ndaj institucioneve demokratike të Brazilit, – shkroi kryeministri Charles Michel në një postim në Twitter. – Mbështetje e plotë për Presidentin Lula Da Silva, të zgjedhur në mënyrë demokratike nga miliona brazilianë përmes zgjedhjeve të ndershme dhe të lira”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjithashtu dënoi sulmet: “Ne i bashkohemi presidentit Lula për të kërkuar një fund të menjëhershëm të këtyre veprimeve”, ndërsa presidenti amerikan Biden e quajti dhunën nga mbështetësit e Bolsonaros, “të tmerrshme”.

“Ne dënojmë sulmet e sotme ndaj Presidencës, Kongresit dhe Gjykatës së Lartë të Brazilit, – vijoi Blinken. – Përdorimi i dhunës për të sulmuar institucionet demokratike është gjithmonë i papranueshëm”.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka raportuar se presidenti amerikan Joe Biden ka marrë një informim për situatën në Brazil.

Biden më pas komentoi me gazetarët që e shoqëronin gjatë vizitës së tij në  El Pas, Teksas.

Më vonë, presidenti amerikan postoi një qëndrim më të artikuluar në Twitter. “Unë dënoj sulmin ndaj demokracisë dhe transferimin paqësor të pushtetit në Brazil, – shkroi ai. – Institucionet demokratike të Brazilit kanë mbështetjen tonë të plotë dhe vullneti i popullit brazilian nuk duhet të komprometohet. Pres me padurim të vazhdoj të punoj me Presidentin Lula”.

Sakaq, në një postim në Twitter, kryetarja e Eurodhomës Roberta Metsola komenton.

“Thellësisht i shqetësuar për atë që po ndodh në Brazil. Demokracia duhet të respektohet gjithmonë. Parlamenti Evropian qëndron pranë qeverisë Lula dhe të gjitha institucioneve të zgjedhura në mënyrë legjitime dhe demokratike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë