“Ishte koha kur nuk e dija nëse duke u ulur në një stol në park për të ushqyer fëmijën tim do të më afrohej policia”, ka shkruar Ema në “Twitter”. “Po atë muaj shkova për të vizituar nënën time, e cila ishte shumë e sëmurë. Ne donim të uleshim në kopsht për një moment, por vendosëm që ishte kundër rregullave. Ajo vdiq menjëherë pas kësaj”, tregon Dominic.
Zemërimi i qytetarëve është ndjekur në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie të Boris Johson dhe partneres së tij Carrie majin e kaluar në kopshtin e “Downing Street” (selia e qeverisë britanike) së bashku me një grup bashkëpunëtorësh, në shkelje flagrante të rregullave anti-Covid në atë kohë në fuqi.
Një zëdhënës i “Downing Street”, theksoi se atë ditë në shtëpinë e kryeministrit, “kishte takime biznesi”, por fotoja e publikuar nga gazeta britanike “The Guardian”, nuk lë vend për keqinterpretime: me gota verë dhe tabaka me djathë të shpërndarë dhe grupe të vogla të buzëqeshur me njerëz të relaksuar.
Nuk është fotoja e parë, ndoshta as e fundit, e cila përshkruan grumbullime të paligjshme në ndërtesat shtetërore, ndërsa pjesa tjetër e vendit u përball me pandeminë në vetmi, por efekti është i madh.
Përshtypja është se gota është mbushur plot dhe se rënia duket fatale. Johnson deri më tani kishte arritur të mohonte se ishte në dijeni të festave – në selinë e Tory-t edhe me pije freskuese dhe pjata të nxehta e të ftohta të organizuara mirë paraprakisht – por këtë herë kryeministri shfaqet në foto.
“’Downing Street’ është shtëpia e kryeministrit, si dhe vendi ku ai punon, – tha një zëdhënës. – Bashkëshortja e kryeministrit jeton me të dhe prandaj ka të drejtë të përdorë kopshtin”.
Sipas “The Guardian”, fotografia është bërë në ditën kur ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, Matt Hancock, i detyruar vetë të japë dorëheqjen për shkeljen e rregullave të bllokimit, duke takuar të dashurën e tij në zyrë, kishte bërë një apel të ri për vendin mbi respektimin e rregullave pavarësisht motit pranveror.
Për Johnson, fotografia është një rrëmujë që nuk i duhej në një kohë të turbullt që pa dorëheqjen e aleatit David Frost, ministrit të Brexit, humbjen e ulëses tradicionalisht konservatore në North Shropshire, rebelimin e 100 deputetëve në Westminster për masat kundër Covid.
Fotografia dhe skandali i partisë, nxit një fjalim më të gjerë për një kryeministër, i cili, siç shkruante Simon Kuper në “The Financial Times”, duket se ka një tendencë të natyrshme për ta konsideruar veten mbi rregullat që kur ishte në shkollë.
Për numrin dy të Laburitëve, Angela Rayner, është një “shuplakë në fytyrën e publikut britanik” dhe “kryeministri vazhdimisht na tregon se nuk ka kujdes për rregullat që vendos për ne të tjerët”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje