Politike

Celibashi nuk regjistron PD në zgjedhje: Basha, kryetar, nuk firmosi deklaratën solemne. Bardhi: Shkeli ligjin, e çojmë në KAS  

Në më shumë se një orë diskutim në mbledhjen e KQZ, Ilirjan Celibashi vendosi të mos e regjistrojë PD-në si sigël në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Argumenti lidhet me sate që Celibashi paralajmëroi më herët përmes një vendimi të ndërmjetëm se në letra figuron Lulzim Basha dhe se ishte ky i fundit që duhet të plotësonte një angazhim që sipas Celibashit i përket vetëm atij dhe nuk mund të delegohet lidhur me mos blerjen e votës në zgjedhje.

Celibasi hoqi si paralele faktin se as Presidenti i Republikës nuk mund të ushtroje detyrën si kreu i shtetit në rast se nuk bën betimin në Kuvend edhe pse procedura në dukje është thjesht formale.

“Ky autorizim duhet të jetë i plotë në lidhje me tagrat e të autorizuarit, dokumentacioni për regjistrimin e PD, si subjekt zgjedhor, i paraqitur nga ju, ka një mangësi themelore, deklarata solemne duhet të jetë e nënshkruar nga Lulzim Basha dhe jo nga Enkelejd Alibeaj, në bindjen time e bazuar në ligj, deklarata duhet të nënshkruhet vetëm nga kryetari i Partisë, në vlerësimin tim, neni 64, pika 2, germa e, nuk lë vend për interpretim tjetër. Dispozita nuk lë vend për interpretime, përveç faktit që është kush për regjistrimin e partisë si subjekt zgjedhor.

Presidenti zgjidhet nga Kuvendi, vendimi i Kuvendit, nuk i jep atij automatikisht për drejtën për të ushtruar detyrën pa bërë betimim, është akt formal, por mos bërja e tij nuk e lejon presidentin që të ushtrojë detyrën, të njëjtën gjë mbart edhe deklarata solemne.

Nënshkrimi nga Alibeaj është bërë në bazë të autorizimit që Basha ka bërë në 18 mars 2022, keni pretenduar gjithashtu se Alibeaj e ka të drejtën të nënshkruajë edhe deklaratën solemne, ky pretendim i juaji nuk ka bazë ligjore, deklaratat solemne e kryetarit duhet të nënshtrohet vetëm nga kryetari. Është një angazhim personal dhe nuk mund të jetë e transformueshme te të tjerët, karakteristika e deklaratës, tregon qartë se ai dokument është akt ekskluziv vetëm i kryetarit, nuk mund të delegohet. Përgjegjësia vetëm e kryetarit të partisë është e njëjtë me përgjegjësinë e një dëshmitari në një proces gjyqësor, nuk mund të transferohet te të tretët. Nëse deklarata angazhuese do të lejohej të paraqitej dhe nga një tjetër, atëherë ligjvënësi nuk do ishte kujdesur që ta përkufizonte si ‘solemne’. Për t’u regjistruar duhet të paraqesë në KQZ deklaratën nga kryetari i partisë”, pra do të ” ishte evituar fjala ‘solemne”, nëse mund të delegohej si kompetencë”, tha Celibashi.

Duke qenë se pala e PD e përfaqësuar nga Indrit Sefa nuk kishte sjellë dokumentacion shtesë me argumentin se Basha ka dhënë dorëheqjen dhe se nuk mund ta conin në gjykatë sa kohe që nuk kishin zgjedhur një kryetar të ri, Celibashi vendosi në fund të debatit që të mos e regjistroje me argumentin se dokumentacioni i përcjelle nga njeriu i autorizuar nga Basha, Enkelejd Alibeaj nuk ishte i plotë.

Me pak fjalë Basha duhet të firmoste si kryetar për të plotësuar një nga pikat e nenit 64 të Kodit Zgjedhor lidhur me angazhimin për votën, me qëllim që PD-ja të regjistrohej në zgjedhje.

Celibashi argumentoi gjithashtu se vetëm nëse PD-ja do të kishte zgjedhur organet e reja drejtuese atëherë argumenti i tij juridik do të binte poshtë.

“Ju thatë që Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen dhe nuk mund ta firmoste deklaratën.  Bie në kontradiktë me veprimet konkrete të bëra nga ana juaj. Sipas jush nënshkrimi i kësaj deklarate nga i autorizuari prej z. Lulzim Basha, Alibeaj është plotësisht në përputhje me ligjin. Mundet që deklarata të nënshkruhet edhe nga nënkryetari i Partisë në disa raste të tjera por duhet që organet e tjera të partisë duhet të dorëzonin në Gjykatë vendimmarrjen që ngarkonin një person tjetër. Organet e tjera drejtuese duhet të depozitonin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendimin që kryetari i Partisë Demokratike ka dhënë dorëheqjen. Si ligji për partitë, ashtu edhe Kodi Zgjedhor nuk e detyrojnë një parti që të zgjedhin kryetarin e ri por një parti mund të vendosë për një organ tjetër që ta zëvendësojë. Organet e tjera drejtuese të Partisë Demokratike kanë pasur një vit kohë për ta bërë diçka të tillë. Vetëm kështu nënkryetari i PD Alibeaj do të ishte kryetar”.

Gazment Bardhi tha se vendimi i Celibashit nuk ishte konform ligjit. Sipas tij, Celibashi ka humbur besimin e PD-se për të administruar procesin zgjedhor.

”Ai shkeli rëndë ligjin për qëllime politike. Vendimi do të ankimohet në KAS”, tha Bardhi.

Vendimi i vonuar i Celibashit në fakt (jashtë të gjitha afateve) do të pamundësojë PD-në që në rast se fiton në KAS të futet në zgjedhje si koalicion sa kohe që afati përfundimtar i regjistrimit të koalicionit është data 15 mars, një fakt që e evidentoi disa herë edhe përfaqësuesi i PD-së së Alibeajt, Indrit Sefa, i cili gjatë mbledhjes kërkoi gjithashtu që kërkesa e tij të veçohej nga kërkesa e Berishës për tu regjistruar në zgjedhje.

“Afati i fundit është data 15 dhe në një rast vendimmarrje siç kuptohet është e njëjtë ka cenuar procesin për të përfituar nga dispozitat nga Kodit Zgjedhor që brenda 60 ditëve PD të këtë mundësi të bëjë koalicione zgjedhore

Ndaj veprimet dhe mosveprimet kanë shkaktuar një dëm ligjor duke mos i dhënë mundësi PD që të jenë pjesë e koalicioneve parazgjedhore

Interpretimi juaj për nenin 64 është individuale dhe nuk mundet të bëhet pengesë për partitë politike pavarësisht se është një deklaratë solemne për sa kohe që është në funksion si kryetar partie, Angazhimet që merren janë në emër të partisë këto kompetence i delegohet në njërin prej të autorizuarve si një e drejte dhe detyrim që lind si pasojë e funksionit edhe ai angazhim mund të delegohet”, tha Sefa

Në të vetmen pikë në të cilën ranë dakord Celibashi me PD-në zyrtare ishte fakti se kryetar i saj nuk është Sali Berisha, por Lulzim Basha.

 “Në momentin që ne kërkuam plotësim dokumentacioni dhe meqenëse nuk ka asnjë dokument tjetër mendoj se jemi në të njëjtën situatë që ishim herën e shkuar. Vlerësimi im për regjistrimin e Partisë Demokratike është si vijon: Çështja e përfaqësimit ligjor ka qenë në diskutim, dhe këtu nuk marr në konsideratë konfliktin tuaj të brendshëm. Në vlerësimin ligjor që unë i bëj këtij dokumentacioni ka disa fakte. Qëndron ligjërisht pretendimi i njërës palë që Lulzim Basha është kryetar i PD-së. Nuk ka qëndruar se Sali Berisha është kryetar. Pra, nisur nga ky fakt pala e përfaqësuar nga Lulzim Basha ka legjitimimin e plotë. Në vlerësimin tim Lulzim Basha ose personat që përfaqësuar prej tij mund të bëjnë kërkesën”, tha Celibashi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë