Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma njoftoi të premten se është zyrtarizuar kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për çështjen “Becchetti”
“Opinioni publik është i njohur me këtë rast dhe koston mbi 120 mln euro që shqiptarët duhet t’i paguajnë një kompanie private. Në këtë gjendje që është Shqipëria sot do të duhet të paguajë një borxh tjetër, për një sagë që nisi në 2015 si një sagë hakmarrje politike. Ajo ishte një ndër të paktat media që bënte opozitë ndaj korrupsionit…
Kjo çështje nisi për politikë dhe sot rezulton në 3 dëme të mëdha. Dëmi i prishjes së një investimi të huaj, moslejimi i fjalës së lirë të një mediaje dhe koston financiare që duhet të paguajmë. Pikërisht për t’i dhënë sistemit të drejtësisë atë që është shansi për të riparuar dëmet dhe për të mbyllur një sagë tjetër, ky komision hetimor, ne si anëtar të këtij komisioni duam të shtrojmë më tepër qartësi dhe që dëmin në fund, duhet të mos e paguajnë shqiptarët që s’kanë asnjë faj, por ata që e nisën me koshiencë këtë dëm”, tha Duma para kryesisë së Kuvendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje