Partia Demokratike dorëzoi të premten në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së të gjitha hapave që janë marrë për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.
Jorida Tabaku që do të kryesojë grupin e punës nga PD-ja në komision tha për mediat se, me 17 vendime brenda ditës është dhënë inceneratori i Elbasanit.
“Të gjithë ishin prezent kur gjatë gjithë verës qytetet si Durrësi, Kavaja, Shijaku, Fieri u dogjën, plehrat u dogjën, vetëm me qëllimin korruptiv për t’i dhënë kësaj kompanie përsëri fonde të tjera nga buxheti i shtetit.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur një shkelje të jashtëzakonshme sidomos me inceneratorin e Tiranës, një kontratë e nënshkruar për 120 milionë Euro që në fund të ditës po paguan mbi 300 milionë euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Për të mos mjaftuar kjo, tarifat e pastrimit janë rritur, në qytete si Tirana, Durrësi, Elbasani dhe do të vazhdojnë me qytete të tjera.
Me pak fjalë i gjithë shteti është ngritur në këmbë për këtë kontratë korruptive, për këtë kontratë konçesionare. Ndërkohë që flasim, nuk ka akoma asnjë të hetuar përpara drejtësisë”, tha Tabaku, duke nënvizuar se PD-ja kërkon ta ngrejë komisionin në një kohë sa më të shpejtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje