Ndaj aleatëve të Lulzim Bashës kanë skaduar shumë ultimatume drejtuar tij. E fundit ishte që Basha të përmbyllte “hesapet” më ta brenda muajit Dhjetor. Dhjetori iku dhe jemi në fillim të një viti tjetër. Dy ditë më parë, ishte kryetari i PAA-së, Agron Duka, që përcolli një tjetër afat në formë ultimatumi, 10 Janari.
Por për të shkuar deri tek afati i Dukës (as i pari dhe sa duket as i fundit) Lulzim Basha do të duhet të mbyllë listën e koordinatorëve që do të drejtojnë PD-në nëpër qarqe drejt zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Deri më tash, Basha ka zyrtarizuar vetëm tre qarqe, qarkun e Shkodrës me Helidon Bushatin, qarkun e Fierit me Enkelejd Alibeajn dhe atë të Vlorës me Bujar Leskajn.
Burime nga PD-ja thanë se brenda tre ditësh, Basha pritet të përmbylle gjithë listën që sipas të gjitha diskutimeve paraprake nuk priten surpriza në emra.
Vetëm atëherë, Basha do të fillojë negociatat konkrete me aleatët. Ajo që dihet deri më tash është se oreksi i aleatëve nuk është i vogël duke kërkuar të paktën dy vende të sigurta në listat e PD-së, ndërsa është qartësuar njëherë e mire se PD-ja dhe LSI do të dalin me sigla më vete në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është pyetur disa herë nga media mbi mënyrën se si opozita do të dalë në zgjedhje. Në të gjitha përgjigjet e tij, ai ka siguruar se opozita do të jetë e bashkuar dhe se çdo formulë që do të dalë do të jetë në shërbim të maksimalizimit të votës.
Edhe kryerepublikani Fatmir Mediu dhe kryetari i PAA-së, Agron Duka janë shprehur se do të dalin në listë me PD-në me argumentin se dalja më vetë e tyre mund të rrezikonte çuarjen dëm të votave në qarqe të ndryshme. Dalja në një listë me PD-në nuk do të jetë aq e thjesht pasi partitë aleate mes vedi do të kërkojnë edhe një marrëveshje paralektorale me kryedemokratin, jo vetëm për zgjedhjet e 25 Prillit, por edhe qeverisjen e ardhshme. Kryerepublikani Fatmir Mediu është shprehur disa herë se çdo subjekt politik duhet të dijë si të veprojë brenda marrëveshjes për të maksimalizuar secili votën e vet. Por jo vetëm. Një marrëveshje të shkruar mes aleatësh që sido të jetë rezultati pas zgjedhjeve të 25 prillit, ata nuk do të ndryshojnë pozicionet e tyre politike.
Paralelisht ka diskutime me LSI-në dhe rolin që ajo do të ketë pas zgjedhjeve nëse opozita fiton 25 Prillin. Ekuacioni nuk është kaq i thjeshtë sa mund ta servirin aleatët sepse pas çdo diskutimi konkret ka edhe një letër të shkruar.
Ndaj dhe bisedime ka dhe ato do zgjasin. Dhe para se të shkojë tek ato zgjidhje, Basha pikësëpari do të duhet të mbyllë zgjedhjen e njerëzve të vet brenda partisë.
Kryeministri Edi Rama ka kohë që e ka bërë këtë gjë. PD-ja nga ana e saj e hapi shumë më herët procesin e zgjedhjeve në parti, duke harxhuar shume kohë dhe duke i hapur jo pak andralla procesi për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet që nuk dihet se si do të përfundojë.
Ndaj dhe të gjitha diskutimet janë të hapura. Sepse deri më tash, Basha nuk ka mbyllur asnjë…
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje