Presidenti Bajram Begaj u betua në Kuvend si Presidenti i tetë i Shqipërisë postkomuniste. Në ceremoni, mazhoranca mori pjesë pa mungesa, përfshirë këtu edhe Kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e kabinetit.
Nga opozita, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij bojkotuan seancën, duke i qëndruar besimit se zgjedhja e Begajt është antikushtetuese.






Megjithatë, një numër i madh deputetësh opozitarë ishin të pranishëm në seancë, përfshirë këtu ish-kreun e PD, Lulzim Basha.
Të pranishëm ishin gjithashtu deputetët Enkelejd Alibeaj, Grida Duma, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Dhurata Çupi, Ferdinand Xhaferri, Jorida Tabaku, Arbi Agalliu, Agron Gjekmarkaj, Andia Ulliri, Helidon Bushati, Dashamir Shehi, Kreshnik Çollaku, Flutura Açka si dhe Vangjel Dule, Mesila Doda, Shpëtim Idrizi e Fatmir Mediu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje