Prej dy javësh në trekëndëshin Presidencë, Kryeministri dhe Rruga e Elbasanit ka pasur diskutime në lidhje me protokollin e dorëzimit të detyrës nga Ilir Meta dhe marrjen e Presidencës nga Bajram Begaj.
Shkak është bërë Sali Berisha. Protokolli përcakton se në ceremoninë e marrjes së detyrës nga Presidenti i ri ftohen të gjithë ish-Presidentët, që do të thotë edhe Sali Berisha.
Ilir Meta ka kërkuar që të respektohet protokolli dhe të jetë edhe ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri në marrjen e detyrës nga Begaj.
Por, Qeveria dhe ndërkombëtarët kanë kundërshtuar, duke kushtëzuar pjesëmarrjen me emrin e Berishës. Të dyja palët kanë njoftuar Presidencën se nëse Berisha do të ishte i pranishëm, do të paraqiteshin në ceremoni vetëm pas largimit të tij.
Arsyetimi, si nga Qeveria ashtu edhe nga ndërkombëtarët ka qenë që s’mund të ishin pjesë e ceremonisë së bashku me një person të shpallur non grata nga SHBA dhe së fundmi edhe nga Britania e Madhe.
‘Sikletet’ protokollare ua ka shmangur Sali Berisha, si Ilir Metës, ashtu edhe Qeverisë dhe ndërkombëtarëve me vendimin personal për ta bojkotuar ceremoninë. Berisha nuk do të jetë në krah të Mejdanit, Moisiut e Topit si ish-Presidentë, në marrjen e detyrës nga Bajram Begaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje