“Bëni një hap mbrapa, shtyhuni mbrapa!” Kështu po i drejtohej ushtria britanike në aeroportin e Kabulit një turmë të mbledhur në hyrje të tij, ku ata që evakuohen nga ambasada e Mbretërisë së Bashkuar merren para se të fluturojnë jashtë.
Para ushtarëve, shumë tundnin në ajër pasaportat britanike, me shpresën se do të lejoheshin të kalonin, por një grup rojesh të sigurisë afgane, u përpoqën t’i shtyjnë prapa.
Shumë nga turma nuk kishin marrë asnjë indikacion se do të evakuoheshin, por kishin lënë shtëpitë, të dëshpëruar për një rrugë jashtë Afganistanit. Të tjerët, megjithatë, kishin marrë emaile nga ambasada, e cila u kërkonte të shkonin në aeroport dhe prisnin.
Në mesin e tyre ishte edhe Helmand Khan, një shofer Uber nga Londra perëndimore, i cili kishte mbërritur me fëmijët e tij të vegjël në Afganistan disa muaj më parë për të vizituar të afërmit. “Po bëj tre ditët që përpiqem të hy në aeroport”, thotë i dëshpëruar, me dy djemtë e tij të vegjël në krah.

Ngjitur me të qëndron Khalid, një ish -përkthyes i ushtrisë britanike. Gruaja e tij solli në jetë një fëmijë vetëm dy javë më parë, dhe ai është i tmerruar që foshnja mund të vdesë në skena të tilla. “Unë kam qenë këtu që në mëngjes,” thotë ai, “Talebanët më fshikulluan në kurriz gjatë rrugës.”
Mijëra njerëz janë mbledhur rreth aeroportit, shumica dërrmuese pa asnjë perspektivë realiste për t’u evakuuar. Ushtarët britanikë ndonjëherë qëllonin në ajër për të kontrolluar turmën. Mënyra e vetme për të hyrë brenda është të çash rrugën drejt turmës dhe të tundësh dokumentet. Situata duket edhe më kaotike në portat e aeroportit të kontrolluara nga ushtarë amerikanë, ndërsa para hyrjes kryesore civile në aeroport talebanët kanë qëlluar rregullisht në ajër dhe kanë rrahur turmat që përpiqen të dalin brenda
-Usman, i cili punonte si përkthyes për Forcat e Armatosura Britanike ka treguar se ishte i strehuar në një ndërtesë me bashkëshorten e tij dhe disa fqinje në kohën kur kanë hyrë talebanët.
“Ata ishin duke kërkuar derë më derë. Të gjithëve na kapi paniku dhe lajmi u përhap menjëherë shtëpi më shtëpi. Një fqinj na tregoi se ata po kërkonin armë, dokumente dhe automjete qeveritare, pasi po përpiqeshin të zbulonin se kush kishte punuar për NATO-n apo qeverinë. Unë arrita të largohesha, por e di që do të vritem sepse nuk ka rrugë tjetër”, ka thënë Usman për BBC.
-Ndërsa Hashem, një përkthyes , ishte strehuar në një apartament në një nga qytetet më të mëdha të vendit.
“Unë kam punuar me forcat ndërmjetësie dhe mendova se qeveritë amerikane dhe gjermane do të na ndihmonin. Më është dashur të shkatërroj të gjitha dokumentet e mia. Ne po përpiqemi të gjejmë një rrugë për tu larguar në një vend tjetër”, ka thënë ai.
Ndërkohë që evakuimet vazhdojnë, por shumë njerëz ndodhen ende në Afganistan.

-Dy gra të cilat kanë punuar për një media janë fshehur sepse thonë që talebanët po i kërkojnë . “Ata kanë kërkuar në shtëpinë time dhe më kërkojnë mua dhe burrin tim”, ka treguar Aida. “Kanë pyetur anëtarë të tjerë të familjes time dhe më kanë kërcënuar, thonë se kur të më gjejnë do të më vrasin. Ndihem vërtet e dëshpëruar për gjithçka që po ndodh dhe për familjen time”, ka thënë ajo.
-Nga ana tjetër Saabira thotë: “Ne nuk mund të dalim jashtë sepse talebanët janë rreth nesh. Ata po përpiqen të gjejnë njerëzit që kanë punuar për qeverinë, aktivistë, gazetarë…Jemi vërtet të shqetësuar.
Dhjetëra mësues të gjuhës angleze që punuan për këshillin britanik duke trajtuar mësuesit e shkollave afgane janë të frikësuar.
“Nuk kam menduar të shkoj në aeroportin e Kabulit. Kam fëmijë dhe nuk mund të rrezikoj jetën e tyre. Jemi të shqetësuar sepse talebanët po kërkojnë personat që ofruar shërbime për qeveritë e huaja dhe kjo na frikëson. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të marrë parasysh të gjithë punë tonë. Nëse ne mbetemi në Afganistan atëherë jeta jonë është në rrezik”, ka thënë ai.
Shumë kanë frikë se është vetëm çështje kohe para se të vriten me dhunë./BBC/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje