Ka ndodhur

Dhjetëra banorë të helmuar në Gjoricë të Bulqizës në spital, dyshohet nga uji i ndotur

Gazeta Si – Rreth 40 persona në Gjoricë të Bulqizës kanë përfunduar në spital, ku dyshohet se janë helmuar nga uji I pijshëm.

Një pjesë e banorëve të prekur, janë paraqitur në qendrën shëndetësore me simptoma helmimi dhe pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, janë larguar në banesat e tyre.

Në lidhje me incidentin, policia ka ngritur menjëherë grupin hetimor dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, e nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon intensivisht punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia sqaron se është vënë në lëvizje vetëm tani pasi nuk ishte njoftuar nga banorët apo personeli i qendrës shëndetësore për ngjarjen.

“Sqarojmë se as gjatë ditës së djeshme dhe as ditën e sotme, në Komisariatin e Policisë Bulqizë nuk ka ardhur asnjë njoftim, nga banorët apo personeli i qendrës shëndetësore”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Pritet që shkakun e vërtetë të helmimit ta zbulojnë analizat, të cilat do të konfirmojnë që helmimet janë nga uji apo nga ndonjë virus.

Nga ana tjetër, mësohet se banorëve iu është kërkuar që të mos konsumojnë për momentin ujë nga rrjeti i ujësjellësit, derisa situata të zgjidhet nga organet përgjegjëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë