Gazeta Si – Kadri Muça, pronar i një HEC-i privat në zonën e Bulqizës është proceduar në gjendje të lirë nga policia, pasi dyshohet se ka shkaktuar helmimin e mbi 50 banorëve nga uji në zonën e Gjoricës.
Sipas policisë, për shkak të montimit të një tubi plastik nga 64-vjeçari, ujërat e pijshëm të fshatit Gjoricë, ishin përzier me ujërat e zeza të këtij fshati dhe kjo kishte shkaktuar helmimin nga uji të disa banorëve të këtij fshati.
Ai akuzohet për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”. Policia sqaroi se pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, të gjithë banorët janë larguar në banesat e tyre dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Ujësjellësi vazhdon të jetë i bllokuar nga Njësia vendore e kujdesit shëndetësor Bulqizë deri në daljen e analizave përfundimtarë që përcaktojnë shkaqet e ndotjes.
Një ditë më parë mbi 50 banorë të fshatit Gjoricë në Bulqizë u paraqitën në qendrën shëndetësore me simptoma helmimi.
Shkaku kryesor i helmimit dyshohet të jetë bërë uji i pijshëm që furnizohet zona, teksa banorët kanë ngritur dyshime se uji ka dalë i kontaminuar.
Banorët janë paraqitur në qendrën shëndetësore të Gjoricës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa simptomat janë diarre dhe të vjella.
Raste të reja të personave të helmuar u raportuan edhe këtë të hënë. Ata shfaqën dhimbje barku, temperaturë e të vjella, sintoma tipike të intoksikimit.
Pas ndihmës ndihmën mjëkësore, të gjithë banorët e prekur thuhet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje