Politike

Drejtuesit e OSBE, BE falenderon Shqipërinë dhe shpreh keqardhje për mungesën e konsensusit

Bashkimi Europian falenderon Shqipërinë për përpjekjet në gjetjen e konsensusit për drejtuesit e katër zyrave kryesore të OSBE-së, megjithëse në përfundim nuk u arrit që të merrej vota unanime e 57 vendeve anëtare për asnjë nga katër emrat e propozuar për zgjatje mandati edhe me 3 vite.

“Bashkimi Europian falenderon Presidencën e Shqipërisë për përpjekjet e bëra në emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe të drejtuesve të tre institucioneve të tjera autonome, Përfaqësuesit për Lirinë e Medias, drejtorit të Zyrëës përë Institucione Demokratike dhe të Komisionerit të Lartë për Minoritetet. Sekretari i Përgjithshëm të OSBE-së dhe tre drejtuesit të tjerë të institucioneve autonome luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetje të zotimeve të OSBE-së”, thotë BE.

Brukseli shpreh keqardhjen që vende të caktuara dhe në minorancë refuzuan këto kandidatura.

“Në një kohë që dërrmuese e vendeve anëtare mbështetën propozimin e Presidencës së OSBE-së për riemërimin e katër emrave, nuk u gjet një konsensus. Vendimi i një grupi të vogël vendesh anëtare për të kundërshtuar këtë vendim minon efektivitetin e organizatës dhe dobëson bashkëpunimin dhe qasjen për paqe e siguri në Europë. Një organizëm i plotë dhe funksonal është më shumë i nevojshëm se kurrë, duke parë sfidat me të cilat përballet kontinenti ynë, sfida që pandemia e koronavirusit i ka bërë edhe më urgjente zgjidhjen e tyre”, vijon deklarata.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë