Politike

Dreka e grupit të PD, Shehu: Pati diskutime për bashkim, ishte takim miqësor  

Dreka e shumëpërfolur e fundvitit mes deputetëve të PD-së nuk mund t’i shmangej reagimeve politike. Sali Berisha tha se dreka ishte fillim i ri, Gazment Bardhi tha të kundërtën dhe shtoi se mbledhja në një tavolinë nuk duhej parë si mesazh politik.

Por, për Tritan Shehun, një tjetër deputet të pranishëm në drekë, mbledhja e të gjithëve bashkë nuk mund të shmangte edhe situatën brenda PD-së.

“Të jesh në një drekë së bashku me kolegë është krejt normale dhe e konsideroj diçka të dobishme, aq më pak në një drekë pune ku feston dhe diskuton.

Pati diskutime për bashkimin e Partisë Demokratike, jo në prizmin e diskutimeve formale, por në prizmin e diskutimeve dashamirëse mes kolegëve.

Kur mblidhesh në atë mënyrë nuk mund të mungojnë diskutime të tilla. Personalisht në filozofinë time e shoh si diçka krejt normale, ishte një mbledhje miqësore. Pra unë e konsideroj si diçka pozitive…”, tha Shehu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë