Politike

Duka: Nëse opozita nuk riorganizohet, të hapur për bashkëpunim me PS. Kauza agrare-ambientaliste duhet të mbijetojë

Kreu i Partisë Agrare-Ambientaliste, Agron Duka foli për mundësinë e një bashkëpunimit të partisë që ai drejton me Partinë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Duka u shpreh se dëshira mbetet që të riorganizohet opozita, por sipas tij, nëse kjo gjë nuk ndodh, do të shihen të gjitha mundësitë, në mënyrë që kauza agrare – ambientaliste të mbijetojë në të ardhmen.

“Natyrisht që ka zhvillime, ka dy vjet për të ardhur zgjedhjet parlamentare. Ne jemi parti e qendrës, këshilltarët tanë janë me qëndrime majtas, ka me qëndrime djathtas, kështu që pastaj mbetet për të vendosur.

Dëshira pastaj mbetet, nëse do të ketë vullnet pozitiv, të riorganizohej opozita. Nëse kjo nuk shihet pastaj, do të shohim të gjitha llojet e mundësive, që kauza agrare – ambientaliste të mbijetojë në të ardhmen”, tha Duka në A2 CNN.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë