Roland Bejko, Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës ka lëshuar një ultimatum për mbledhjen e Kryesisë pas zgjedhjeve të 14 majit.
“Shkurt, nëse deri nesër në mesditë, në celularin tim nuk vjen mesazhi i njoftimit të ditës dhe orës së zhvillimit të mbledhjes së kryesisë, unë do dorëzoj firmat e anëtarëve të kryesisë që janë pro mbledhjes urgjente të forumeve të Partisë duke filluar së pari me mbledhjen e Kryesësë së PDSh, konform statutit në fuqi.
Fillimi urgjent i këtij proçesi, është shprehja më e lartë e përgjegjësisë dhe respektit që ne duhet të kemi për të gjithë ata demokratë e qytetarë që po rezistojnë e shpresojnë akoma te PDSh”, thotë Bejko.
Sipas tij, 103 mijë votat e shqiptarëve pro Partisë Demokratike, janë konfirmimi i plotë i rrugës së drejtë euroatllantiste që ka ndjekur deri më sot ajo, si dhe kundër non gratave antiperëndimore.
“Ata presin prej nesh të reagojmë shpejt dhe me vendosmëri për ringritjen, organizimin dhe daljen në fushën e betejës politike për të bindur jo vetëm 250 mijë qytetarët e djathtë që nuk votuan këtë herë, por gjithë shqiptarët që mezi presin të piktakohen me një parti që të përfaqësojë vlerat e tyre.
Prandaj, si njëri prej anëtarëve të kryesisë së PD, i bëj thirrje pesonit përgjegjës që ka kompetencën statuore, të njoftojë një orë e më parë THIRRJEN E MBLEDHJES SË KRYESISË brenda kësaj jave me rend dite çeljen e procesit të riorganizimit të PD-së në të gjitha nivelet”, thotë Bejko.
Sipas tij, shtyrja në kohë në kalandat greke e këtij proçesi me sebepin banal se prej disa ditësh “një burokrate e partisë, nuk po e ndan dot mendjen nëse duhet ta marrë apo jo përgjegjësinë e drejtimit të përkohshëm të PD-së në këtë situatë, është sa banale, qesharake, po aq edhe fyese për çdo demokrat dhe qytetar të këtij vendi që ka votuar me bindje se Partia Demokratike duhet të jetë ideja e një të djathte të re, si altrrnativë pushteti, e ndarë qartësisht nga e shkuara berishiste”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje