Politike

“Dvorani”, Meta: 25 Prilli, kundër oligarkëve dhe mafies ndërkombëtare

Shumëkush që u njoh me nderimin e gjyqtarit Ardian Dvorani nga DASH, si një nga 12 kampionët në botë në luftën kundër korrupsionit, i ktheu sytë nga Presidenti Ilir Meta për reagim, nisur nga përplasjet direkte me ish-kreun e KED për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Ilir Meta nuk e bëri direkt, por përcolli foto marshim me të rinjtë në Tiranë, duke e komentuar me një fjali të shkurtër në Facebook.

“25 prill – Shqipëria e shqiptarëve dhe kurrë e oligarkëve dhe mafies ndërkombëtare”, komentoi Meta, pak minuta pasi ambasada e SHBA-ve përcolli deklaratën e sekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken, ku shpallte mes 12 kampionëve të luftës kundër korrupsionit dhe ish-kreun e KED, gjyqtarin shqiptar Ardian Dvorani.

Më vonë, pati një reagim të zëdhënësit të tij, Tedi Blushi. Dhe jo duke u marrë me vendimin direkt të DASH, por me reagimin që kryeministri Rama pati, pas njoftimit zyrtar për Dvoranin.

Rama komentoi në Twitter se, “Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes”. Rama madje komentoi se ajo që ndodhi ndaj Dvoranit ishte “baltë imoraliteti politik e mediatik”.

Tedi Blushi, përmes një komenti në Facebook, reagoi ndaj tij:   “O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milionë shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë. Shqipëria e para dhe e pamposhtur!”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë