Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka uruar përmes një postimi në twitter 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, që u dekretuan sot nga Presidenti i Republikës.
“Urime për 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së lartë. Gjykata e Lartë tani mund të dëgjojë çështje penale, civile. Faleminderit Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili duhet të vazhdojë emërimet. Faleminderit edhe Presidentit Ilir Meta për për administrimin e shpejtë. Reforma në Drejtësi po ecën përpara!” – shkruan ambasadorja Kim.
Gjykatësit e rinj janë Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni si edhe Klodian Kurushi.
Ndërsa Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se ka një tjetër rezultat të suskesshëm në zbatimin e Reformës në Drejtësi.
“Plotësimi i Gjykatës së Lartë është një prioritet për të gjithë ne dhe që do të duhet të vijohet në muajt në vijim me vakancat e tjera”, deklaroi Gjonaj.
Ministrja ka shkruar më tej se tashmë me frymën e re do të jetë i mundur shqyrtimi i dosjeve në kohë më të shpejtë.
“Suksese katër anëtarëve të rinj të kësaj Gjykate në detyrën e tyre, e cila mbart shumë përgjegjësi para qytetarëve shqiptarë. Rezultatet e Reformës në Drejtësi vijojnë. Falenderime për mbështetjen partnerëve tanë të përkushtuar tek rezulatet e Reformës në Drejtësi, Ambasadës së SHBA-s në Tiranë, Bashkimit Europian dhe të gjithë aktorët e tjerë të angazhuar”, tha ministrja.
Gjithashtu nuk ka vonuar as reagimi nga Gjykata e Lartë. Në njoftim thuhet se Gjykata e Lartë është optimiste se anëtarët e rij do të jenë të përkushtuar për përmbushjen e detyrës së tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje