Politike

Emërimi i ministrave, shtyhet përballja Rama-Meta në Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shtyjë përballjen mes qeverisë dhe presidencës për dekretet e ministrave, që shkaktuan një tjetër konflikt mes Ramës dhe Metës.

Përmes një njoftimi, Gjykata Kushtetuese ka njoftuar shtyrjen e seancës plenare për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga kryeministri me objekt, “zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave mes Kryeministrit dhe Presidentit”.

Data për mbajtjen e seancës ishte caktuar në 25 prill në orën 10:00, ndërsa ajo e seancës së ardhshme nuk është njoftuar ende nga Gjykata Kushtetuese. 

Sipas kësaj të fundit, në lidhje me orën dhe datën e seancës plenare, do të ndiqen rregullat përkatëse për njoftimin e palëve.

Rama kërkon interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave.

Padia e shefit të qeverisë, është bërë pas përplasjeve të vazhdueshme të “dekreteve”, ku Meta vendosi të mos dekretojë ish-ministrin e Jashtëm, Gent Cakaj.

Edhe pse Meta e refuzoi dekretimin, me pretendimin e mungesës së certifikatës së sigurisë, Rama vendosi të mbante vetë postin e ministrin të Jashtëm, ndërsa Cakaj, atë të ushtruesit të detyrës.

Një përplasje e ngjashme, ka ndodhur edhe për emërimin e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm, ku çështja u zgjidh me heqjen e gradave të tij deri në dekretimin nga Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë