Në ditën e përkujtimit të 554 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, në momentin kur Presidenti i Turqisë Recep Tayyp Erdogan po përuronte banesat e ngritura pas tërmetit në Laç, Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi homazhe tek memoriali i Heroit Kombëtar.
Në të njëjtën kohë, njëri në Laç dhe tjetri në Lezhë.
Të dy ata (Meta-Erdogan) nuk kanë të parashikuar asnjë takim mes tyre në axhendë, që sa duket e kishin krejt të ndryshme edhe në vizitën një ditore të Presidentit rurk që për ironinë e fatit ose jo korrespondoi me ditën e vdekjes së heroit tonë kombëtar.
Pas vendosjes së buqetës me lule, duke respektuiar masat antiCOVID, Meta foli shkurt për mediat mbi rolin e Skëndërbeut.
“Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh!”, skomentoi Meta që më mëngjes në faqen e tij në Facebook
“Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar”, shkruan Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje