Partia Demokratike ka miratuar rregulloren për primaret që do të zhvillohen në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
Në cdo degë duhet të mblidhen propozimet për kandidatët e PD në primare në takimet me anëtarësinë ne nivel seksioni apo grupseksioni. Në rregullore përfshihen edhe ata kandidatë që duan të vetë propozohen. Edhe për ata do të ndiqen e njëjta procedure.

Emrat e kandidatëve të propozuar nga anëtarësia do të duhet të plotësojnë dokumentet ku përfshihen: formulari i kandidimit, jetëshkrimi (profesional por edhe politik), deklarata për respektimin e etikës dhe integritetit gjatë fushatës, vetëdeklarim për plotësimin e kushteve statutore dhe formulari vetjak.

Në rast se personat e përzgjedhur për të garuar në primare do të refuzojnë të jenë kandidatë, dega siguron nga ai marrjen e një konfirmimi me shkrim për refuzimin e kandidaturës.

Dokumentet do të dorëzohen pranë sekretariatit organizativ në qendër. Nuk ka ende një afat për dorëzimin e dokumenteve,
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje