Si asnjëherë më parë, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas një takimi me kryetarin e PD-së, Sali Berisha, përsëriti disa herë “referendum-primare” dhe anasjelltas.
“Partia e Lirisë respekton primaret. Është një risi e jashtëzakonshme kemi kuptuar që sa më shpjet të realizohet ky proces kudo ku ne si PL kemi kandidat që premtojnë do t’i përfshijmë me primaret e përbashkëta me Partinë Demokratike…”, tha fillimisht Meta me gazetarët. Në të njëjtin prononcim, Meta përcolli një tjetër qëndrim.
“Nuk kam pasur asnjë diskutim për emrin e Tiranës dhe kudo tjetër për arsye se ky është një proces që i takon primareve dhe do të respektojmë çdo emër që i takon primareve por i kam propozuar një emër për kryetar parlamenti i Tiranës do ta mësoni shpejt”. Meta i mëshoi dy herë faktit se kur fliste për një emër “super politikani” që i kish propozuar Berishës për Tiranën e kishte për kryetarin e Kuvendit apo më saktë këshillin bashkiak të Tiranës.
Por në konferencën e mëvonshme për shtyp, Meta tha se pakti me PD-në për bashkitë do të jetë se ku PD fiton bashkinë, kryetarin e këshillit bashkiak e merr PL. Që do të thotë se në një rast hipotetik nëse PD fiton Bashkinë e Tiranës propozimin e zelltë Meta për një ”super politikan” për Këshillin Bashkiak ta ketë pasur për PL dhe jo PD?! Kë quan në PL Meta “super politikan”? Veten e tij?!
Për të kaluar tek një tjetër qëndrim i tij. Disa herë, Meta është shprehur se PL e kishte të qartë se do të synonte këshillat bashkiakë dhe jo kandidatet. Por kur u pyet konkretisht për Tiranën në konferencën për shtyp të së mërkurës, Meta tha se deri më tani PL nuk kishte një emër, dhe se nëse do t’i paraqitej një i tillë do t’i fuste tek primaret e Berishës. Tani dy gjera janë: Ose PL nuk do të përfshihet fare me emra në procesin e primareve, ose do të bëjë të kundërtën për t’ju futur tregtisë politike cilat bashki PL dhe cilat PD.
Deklaratat evazive se, njëherë “nuk futemi në primare se ia kemi lënë Berishës”, pastaj “futemi në primare nëse pranë PL-së vijnë propozime”, vetëm sa bëjnë pis dhe vënë në dyshim vetë primaret e PD-së, procesi që po ndan aktualisht edhe palët brenda saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje