Politike

“Foltorja” publikon listën e degës 1 të Tiranës, 75 delegatë nga 90 gjithsej pro Kuvendit të 11 dhjetorit

Në oborrin e selisë së PD-së, kreu i degës numër 1 të PD-së së Tiranës, Fetah Jasanaj ka bërë publike listën e emrave të delegatëve që do t’i bashkohen Kuvendit të 11 dhjetorit.

Sipas kreut të kësaj dege, nga 90 delegatë që ka kjo degë, kanë firmosur pro kuvendit të Foltores 75 delegatë.

Der më tani, janë publikuar listat e emrave të delegatëve për degën 6, 3 dhe 9 ku shumica e delegatëve kanë firmosur për Kuvendin e parë atë të thirrur nga Sali Berisha.

Në fundjavë, u publikua edhe lista e delegatëve për Elbasanin.

Bledi Himçi, Sekretari i degës së Partisë Demokratike për degën e Elbasanit tha në fundjavë se 272 delegatë kanë firmosur pro Foltores nga 409 që ka kjo dege gjithsej.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë