Politike

Forumi i Prespës, Stoltenberg: Zgjerimi i BE deri në 2030, mision i mundur

“Bota është në një udhëkryq” deklaroi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një video-mesazh me të cilin iu drejtua të pranishmëve në forumin e Prespës që mbahet të premten në Strugë të Maqedonisë së Veriut

“Kurdo që do të përfundojë lufta marrëdhëniet me Rusinë u ndryshuan dramatikisht. Ambienti i sigurisë në Europë nuk do të jetë si më parë. Presidenti Putin do një Europë tjetër që humb demokracinë dhe lirinë” nënvizoi Stoltenberg

“Shohim që Kina dhe Rusia afrohen mes vedi, por Kina nuk është armiku jonë por sfidon sigurinë dhe vlerat tona” tha kreu i NATO-s

Stoltenberg foli edhe për zgjerimin e Bashkimit Europian.

 “Ky event pyet nëse do të kemi familje të zgjeruar europiane deri në vitin 2030. Është mision i pamundur apo i mundur? Përgjigjja është se është më shumë se mision i mundur dhe në fakt ndodh në moment. Duke ndjekur hapat e Maqedonisë së Veriut Finlanda iu bashkua aleancës. Dhe kjo është përgjigje e drejtpërdrejtë e Rusisë” vijoi më tej.

E ndërsa siguroi se aderimi i Suedisë në NATO do të kompletohet sa më shpejt të jetë e mundur, Rusia nuk do të mund të ndalojë aderimin e Ukrainës në NATO

“Ukraina i takon familjes euroatlantike. Të gjithë aleatët tanë u pajtuan dhe dakordësuan se Ukraina do të jetë anëtare e NATO. Këtë vendim e marrin anëtarët dhe Rusia këtu nuk ka të drejtë të vendosë veto”

Ndërsa Presidenti Bajram Begaj, i pranishëm në forumin e Prespës për dialogun mes vendeve të rajonit tha se Vuçiç dhe Kurti duhet të marrin përgjegjësitë dhe të çojnë përpara procesin e pajtimit mes dy vendeve që drejtojnë. 

“Dakordësia e fundit publike e arritur në Ohër, mes Kosovës dhe Serbisë, ishte një moment tjetër optimizmi, por që shumë shpejt duket sikur po shndërrohet në një moment zhgënjimi. Nuk dua të hyj këtu në detaje, pasi partnerët tanë evropianë dhe amerikanë po japin një kontribut të jashtëzakonshëm që palët të arrijnë një kompromis për normalizimin e marrëdhënieve e njohjen reciproke. Askush nuk mund të verë sot në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Kosova është një realitet politik i pakthyeshëm! Por vlerësoj, se është koha e duhur që liderët e këtyre dy vendeve të ndërmarrin përgjegjësitë historike, që ashtu si ata të Maqedonisë së Veriut e Greqisë pesë vjet më parë, të çojnë përpara procesin e pajtimit, si dhe normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen mes tyre” tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë