Politike

Vizita në Tiranë/ Viktor Orban: Turp që procesi i zgjerimit po ecën ngadalë, BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ndodhet për vizitë zyrtare në Tiranë, ku pas një ceremonie zyrtare nga kryeministri Edi Rama zhvilluan me këtë të fundit një konferencë të përbashkët për shtyp

“Personalisht jam shumë i lumtur që ndodhem sot këtu dhe kam qenë i ftuari i Edi Ramës. Për fat të keq bota shkon gjithnjë e me shumë drejt një standardizimi global, Hamburger, smartphone dhe firmat e ndryshme dhe për fat të keq kjo duket edhe në politike dhe shpresoj nga njëra anë që kjo gjë mos të na përfshijë të gjithëve. Ndaj jam shumë i kënaqur kur takoj dikë që është origjinal dhe autentik, që nuk e lë veten të përfshihet nga këto firma apo këto gjëra të përditshme dhe që sjell një pikëpamje të re në politikat tona dhe do të doja t’ju thuash se sa herë kam mundësi të vij dhe të shkëmbejnë idetë tona kam një freski nga ana mendore për sa i përket mendimeve tona politike”, tha fillimisht kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Ai bëri thirrje që të përshpejtohet procesi i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Sipas Orban, Perëndimi do të paguajë një çmim shumë të lartë nëse nuk anëtarëson sa më shpejt vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Kemi dy praktika në Evropën Perëndimore njëra nga praktikat është se kapaciteti preferencial Europës është se ato u integruan. Çështja nuk është e thjeshtë. Sa i takon Evropës Perëndimore nuk kemi një bindje të patundshme se zgjedhimi është diçka pozitive. Është një luftë e vazhdueshme. S’mund të ulemi me dhe të presim. Ne jemi të përkushtuar që Shqipëria të anëtarësohet në BE dhe ka nevojë për një përshpejtim të menjëhershëm duhet të nxitojë që të anëtarësohet. I mbështes politikat e Edi Ramës dhe të gjitha ato kohezione që arrijnë nga Evropa në Shqipëri dhe Hungari të arrijnë atë nivel që kanë vendet e tjera që janë të anëtarësuara në BE, por ta fillojmë që tani atë punë zhvilluese për Shqipërinë që të arrijë atë nivel zhvillimi siç e kanë vendet anëtarë. Kemi mbështetur edhe Ballkanin e Hapur. Evropa nuk është në një gjendje të mirë… Do të paguajmë një çmim shumë të lartë nëse nuk anëtarësohen vendet Ballkanit Perëndimor, duhet të ishte bërë dje” tha Orban, duke u fokusuar jo pak tek kjo çështje.

“Çështja e sotme është si mund të konsiderojmë Ballkanin Perëndimor dhe anëtarësimin e vendeve në Europë. Është problem apo mundësi. Ajo që u kam thënë kolegëve të mi në Europë është: Përpiquni të imagjinoni Europën sot pa Slloveninë, Hungarinë, Poloninë, Kroacinë. Si do të ishte pamja e Europës së sotme? Zhvillimi ekonomik? Nuk do të kishim rritje ekonomike.

Mendoj se sot në BE kemi rritje ekonomike sepse ne vendet e BE-së dhe të Evropës qendrore dhe lindore kemi sjellë zhvillim. Shpresoj të sjellë dhe Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse Shqipëria ka kapacitet rritjeje dhe zhvillimi. Dhe Europa nëse nuk do të ngelet pas në këtë ecje e zhvillim global përgjigjja është e thjeshtë. Rezervat e rritjes janë ekskluzivisht në Ballkan. Nuk gjenden në vendet e tjera të Europës. Nuk jam në gjendje të përmend asnjë vend europian që ka rezerva në rritje e zhvillim… Është e turpshme sa avash po ecën ky proces i zgjerimit në BE” tha Orban.

Edhe Rama nga ana e tij shprehu mirënjohjen për qeverinë hungareze dhe mbështetjen që ajo i ka dhënë Shqipërisë për integrimin në BE.

Rama u ndal edhe tek investimet hungareze në Tiranë, ku theksoi se do të donte që të kishte më shumë.

“Është vizita e një miku të vjetër dhe të palëkundur të Shqipërisë dhe shqiptarëve në të gjitha kohët. Falë kryeministrit Orban dhe përkushtimit të ministrit të jashtëm si dhe të qeverisë së tij kemi hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve tradicionale e miqësore, por tani edhe ekonomike. Kjo vizitë përveçse vizita e një miku të çmuar është edhe një vizitë për të vazhduar në atë rrugë të re bashkëpunimi që hapi një fazë të re pas vizitës së delegacionit tonë atje, ku u vendosën disa piketa mbi të cilat ne po vazhdojmë të bashkëpunojmë e falë të cilave po shohim rezultate të prekshme. Hungaria është një nga avokatët më të zëshëm të Ballkanit Perëndimor në BE dhe një nga forcat më progresive në raport me zgjerimin e BE-së. Hungaria e ka mbrojtur vijimësisht procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Kjo mbështetje nuk ka qenë vetëm më fjalë por me ekspertizë të vënë në dispozicion të qeverisë tonë. Ne ndajmë të njëjtën bindje me kryeministrin dhe qeverinë e Hungarisë lidhur me interesin e lartë gjeostrategjik të integrimit sa më shpejt të Ballkanit Perëndimor. BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor siç ka nevojë Ballkani Perëndimor për BE-në. I jam mirënjohës për faktin se Orban është shtytësi kryesor i investimeve të drejtpërdrejta hungarez në Shqipëri. Duam të kemi më shumë kompani. Kemi folur për të sjellë më shumë investime nga Hungaria në fushën e energjisë dhe shpresoj shumë edhe në fushën e turizmit. Ne besojmë shumë se është koha për të menduar edhe për investime nga Hungaria e cila ka sot një industri ekselence në turizëm” tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë