Politike

Fotot/ Nga pakti i 2009-s, prishja në 2013, rikthimi me Bashën në 2021, marrëveshjet PD-LSI (tani PL)   

Kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe ai i PL-së, Ilir Meta, firmosën marrëveshjen e parë para zgjedhore mes dy partive.

Firma e Berishës dhe Metës është e dyta pas asaj të nënshkruar në shtator të vitit 2009 pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Me katër votat e LSI-së, Ilir Meta u ngjit në detyrën e zv-kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme.

Kur Berisha ishte kryeminister dhe Ilir Meta zv-kryeminister (2009)

Pakti mes tyre u mbyll në zgjedhjet e 2013 ku Rama dhe Meta firmosën një marrëveshje të re deri në zgjedhjet e vitit 2017 atëherë kur LSI-ja doli vetëm e sulmuar si nga PS-ja ashtu edhe nga PD-ja që drejtohej nga Lulzim Basha.

Në muajin mars, para  zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha firmosin marrëveshjen post-zgjedhore mes tyre. Basha doli me koalicion PD-AN ndërsa LSI-ja e vetme.

Dalja zyrtare e Berishës dhe Metës është e para mes tyre qysh prej vitit 2009.

Berisha më i mplakur, Meta më do kg më pak (që drejton një parti me ideologji të ndryshuar), dhe mbi të gjitha në një tjetër kohë për të ardhmen e tyre politike.

Sali Berisha i shpallur ”non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe ndërsa Ilir Meta i faktuar sipas PS-së si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit duke i përgatitur plot tre nisma (njëra është e miratuar) për ta nxjerrë jashtë politike përfundimisht.

Marrëveshja vjen në një kohë kur Berisha ka mobilizuar strukturat për një protestë kombëtare në datën 12 nëntor, ka filluar primaret në parti  nën hijen e akuzave drejtuar Lulzim Bashës duke e konsideruar ”il pentito-n” e ardhshëm të drejtësisë, ndërsa Meta duke e etiketuar në rastin më të mire si bashkëpunëtorin e Edi Ramës në shkatërrimin e opozitës.

Marrëveshja firmoset dy ditë para mbajtjes së Konventës së PL-së ku pritet që të konfirmohet zyrtarisht edhe lidershipi i partisë


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë