Politike

Lokalet/ Metën dhe Berishën i bashkon kauza ndaj Veliajt dhe …Basha  

Ilir Meta dhe Sali Berisha në marrëveshjen e firmosur në Hotel Tirana kishin dy piketa të qarta: 1) Kë synojnë këto zgjedhje; 2) Qëndrimi ndaj Lulzim Bashës. Për të tjerat, sa kandidate PD dhe sa PL, si do të futen kandidatët e PL që të votohen nga anëtarët e PD, si do të dalin në fletën e votimit zgjedhjet e ardhshme lokale, Meta dhe Berisha ishin të paqartë duke ia lanë modaliteteve teknike dhe sigurisht “primareve”

Që në fillim Berisha tha:  “Ky moment çel rrugën, për t’u dhënë qytetarëve të Tiranës, qytetarin e parë, që ata meritojnë, që pasqyron vlerat, shpirtin, virtytet dhe moralin e tyre, dhe një lloj për ët gjitha qytetet e Shqipërisë…

Me fjalë të tjera, për të arkivuar në mënyrë figurative, në plehrat e Sharrës, figurën më obskure që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës që nga shpallja kryeqytet, deri më sot, Erion Velinë, i cili në çdo shtet ligjor, me çdo ligj, i takon të jetë në qeli dhe jo në garë elektorale. ..”

Kryetari i PD u ndal edhe më vonë tek bashkia Tiranë. “Dy janë qëllimet më madhore të marrëveshjes: shkallmimi i autoritarizmit të Edi Ramës dhe groposja politike e zdromsit të Tiranës në Sharrë. Po e përdor një term që e nxori vetë dhe të rinjtë e bënë si trendy”.  

Për Tiranën foli edhe Ilir Meta. Ai nuk pranoi të konfirmojë nëse ishte vetëofruar për kryetarin e Këshillit Bashkiak, duke thënë se fokusi kryesor është fitorja e Tiranës.

“Shpreh bindjen në fitoren e padiskutuar të opozitës, në Tiranë në radhë të parë, por edhe në qytetet e tjera. 4 vite që opozita nuk ka pasur asnjë këshilltar, ka qenë shumë për të kuptuar se nuk ka çfarë të zezash mund të presësh më nga këta kryebashkiak të Edi Ramës. Është marrëveshje që udhëhiqet nga parimet e transparencës dhe llogaridhënies. Do të kontribuojë në përfshirjen e mbarë qytetarëve që do të përfshihen në procesin e llogaridhënies e politikbërjes…”, reagoi Meta.

Të dy ata konfirmuan se “po çelet rruga, për t’i dhënë Tiranës, qytetarin e parë, që ata meritojnë”

 Për të kaluar tek qëndrimi për Lulzim Bashën. Fillimisht Berisha duke e cilësuar marrëveshjen me Metën si pakti për fitoren, teksa u pyet nga media se dy partitë kanë firmosur edhe marrëveshje humbëse.

“Me Bashën vetëm humbje ka pasur, me Berishën marrëveshjet sjellin vetëm fitore. Ky është realiteti, kaq kisha. Dëshmia më flagrante është incidenti ‘Basha”, tha Berisha, nje qëndrim i mbështetur edhe nga Meta


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë