Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim ‘kokë më kokë’ me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në ambientet e Vilës 30, në Tiranë, për rreth dy orë.
Ende nuk ka detaje mbi arsyet e takimit apo vizitës së kreut të qeverisë së Kosovës. Por takimi u realizua larg vëmendjes së mediave, të cilat ishin aty kohën kur të dy Rama dhe Kurti po bisedonin. Edhe në largim të dy kryeministrat shqiptarë nuk folën për gazetarët, por u përshëndetën bashkë me një përqafim.
Më herët gjatë ditës, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, në një komunikim zyrtar, njoftoi mbi një telefonatë që Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi me kryeministrin Edi Rama. Në këtë bisedë, Blinken i shprehu Ramës mbështetjen pas sulmit kibernetik të Iranit ndaj vendit tonë.
Pas Shqipërisë ka qenë edhe Kosova ajo që ka pësuar një sulm kibernetik. Sot është rrëzuar sistemi telefonik, ndërsa Telekomi i Kosovës njoftoi ndërprerjen e furnizimit me internet, derisa sulmet të zmbrapsen.
Nga ana tjetër, mbledhja e fundit e përbashkët mes dy qeverive asaj të Shqipërisë dhe Kosovës u mbajt me 20 qershor, kur u firmosën 19 marrëveshje.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti la Prishtinën me urgjencë për t’u takuar me kryemnistrin Edi Rama kokë më kokë në vilën 30 në Tiranë, takim që zgjati afro 2 orë. Më herët gjatë ditës, Kryeministri Albin Kurti ka folur në një konferencë për mediat në Prishtinë pas takimit që ka pasur me Këshillin e Sindikatave lidhur me grevën e arsimtarëve në Kosovë.

Kurti tha se Qeveria i ka ofruar 50 euro shtesë për mësuesit, në mënyrë që greva të ndërpritet, por kjo kërkesë është refuzuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje