Politike

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës tregon se çfarë u bisedua në takimin Rama-Kurti në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti udhëtoi dje në Tiranë ku ka zhvilluar një takim prej dy orësh të paparalajmëruar me kryeministrin Edi Rama.

Takimi Rama-Kurti është zhvilluar pa praninë e mediave, në ambientet e Vilës qeveritare 30 në Tiranë. Pas takimit asnjëri nga dy kryeministrat nuk janë prononcuar për media e as nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë.

Ndërkohë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka treguar për Telegraf se cili ishte qëllimi i takimit dhe çfarë bieduan Kurti dhe Rama.

“Në këtë takim dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESH”, ka thënë Kryeziu.

Kryeministri Kurti u largua në mes të konferencës për media pas takimit me Këshillin Grevist, duke u thënë gazetarëve se i duhet të shkojë në një takim urgjent.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë