Politike

Garo, Bashës: Për pastrim parash je i akuzuar ti zyrtarisht, s’ka bravë që i pengon demokratët të hyjnë në PD

Pas deklaratës zyrtare të selisë së PD-së ku hidheshin akuza të forta për Sali Berishën dhe familjarët e tij, ka reaguar Floriana Garo shefja e komunikimit e Komisionit të Rithemelimit.

“Deputeti Brava e kupton që numërimi se prapthi për të është afër fundit. I shkarkuar, i braktisur dhe i përbuzur nga demokratët deklaratat e tij ngjasojnë gjithnjë e më shumë si dy pika uji me ato të deputetit Balla që është dhe interlokutori i tij në PS pas shkarkimit.

Sot Lulzim Brava flet për Sali Berishën me gjuhën e langojve të Edi Ramës sepse në fakt ky është misioni i fundit që i ka mbetur për të bërë!

Por në çdo rast ai mbetet një version qesharak i pengmarrësit të tij. Në 8 vjet ndërkohë që Lulzim Brava shkelte mbi sakrificat e demokrateve për pazare me Ramën, shqiptarët nuk kanë dëgjuar apo parë askënd të luftojë dhe denoncojë narkoshtetin, narkotrafikantët dhe krimin e organizuar me shumë se Sali Berisha!

Akoma me qesharake vjen akuza për pastrim parash kur në fakt i vetmi politikan i akuzuar zyrtarisht për pastrim parash është vetë Lulzim Brava për pagesa deri në 800 mijë dollarë! Eshtë kjo dosje bashkë me Toyota Yaris të cilët e kanë lënë peng te Edi Rama! Eshtë mega afera e Portit të Durrësit pazar-karremi që e bën ti ku dërvihet vullnetit te demokrateve”, shkruan Garo

Më tej, ajo nënvizon: “Nuk ka bunker, bravë apo shul që do mund të pengojë vullnetin e demokratëve për ta çliruar opozitën nga pazaret dhe pengjet!”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë