Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, tha të mërkurën se nuk ka anëtarësim në BE pa një reformë të suksesshme të sistemit të drejtësisë.
“Mesazhi i BE është i qartë, nuk ka anëtarësim në BE pa reformë të suksesshme të sistemit të drejtësisë në Shqipëri
Institucionet gjyqësorë kanë ecur përpara ndër vite. Ka qenë një rrugëtim i gjatë, por ky rrugëtim nuk ka përfunduar. Ne qëndrojmë në një moment kritike të këtij rrugëtimi. Institucionet kyçe të drejtësisë janë krijuar, reforma po zë rrënjë, por duhet të zërë rrënjë të thella. Do të duhet të tregojë se është e fortë për tu bërë ballë apo për t’i rezistuar çdo lloj influencave të paduhura dhe për këtë kërkohet transparencë integritet dhe cilësi më e mirë e drejtësisë.
Procesi i vetingut vazhdon të ecë përpara. Por pasi të përfundojë vetingu, KLP dhe KLGJ do të duhet të ruajnë trashëgimin e vettingut.
Gjyqtarët dhe prokuroret emërohen për të ofruar drejtësi të mirë dhe cilësore. Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar dhe kjo vlen edhe sot”, u shpreh ambasadorja në 110 vjetorin e themelimit të Gjykatës së Lartë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje