Në 110 vjetorin e Gjykatës së Lartë, ambasadorja amerikane, Yuri Kim është shprehur se qëndrimi i SHBA-së për Reformën në Drejtësi nuk ndryshon, ndonëse ndryshojnë ambasadorët.
“SHBA mbetet e përkushtuar për të mbështetur Shqipërinë. Ndonëse kanë kaluar mbi 3 vite dhe fakt është që pas 3 viteve është koha për një ambasador të ri. Të gjithë e kemi parë procesin në Uashington.
Reforma nuk ka për të ndryshuar, ndonëse ndryshojnë ambasadorët. Shpresoj që ju do të kuptoni që kur SHBA flet për drejtësinë, e bëjnë këtë si një mik i sinqertë. Askush nuk është mbi ligjin”, tha Kim.

Sipas ambasadores, reforma në drejtësi ka dhënë frytet e saj.
“Duhet të jemi ende më të kujdesshëm për rreziqet që shfaqen përpara Reformës në Drejtësi. Kundërshtarët e Reformës në Drejtësi duan që ajo të dështojë, pasi po shohin se ajo po funksionon. Ata do të donin të fshinin veprimet e tyre korruptive, duan të jenë në gjendje të vazhdojnë të bazohen në pandëshkueshmëri.
Kjo është një shenjë që Reforma në Drejtësi po funksionon me të vërtetë, por tregon gjithashtu se sa e rëndësishme është që të gjithë ne së bashku, Gjykata e Lartë, SHBA-të, BE dhe të gjitha vendet partnere tonat të qëndrojmë të përkushtuar ndaj kësaj detyre. Ju mund të keni sa më shumë mbështetje ndërkombëtare, por në fund i përket drejtuesve shqiptarë, Shqipërisë, ne do ju vazhdojë t’ju mbështesim, ua premtoj. Kjo nuk ka për të ndryshuar”.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, (i ftuar në takim) tha se qëllimi i Reformës në Drejtësi ka qenë një drejtësi e besueshme, e pavarur ku askush nuk është i pandëshkueshëm
“Reforma në drejtësi synoi të sjellë një sistem drejtësie të besueshëm, të pavarur, ku ligji sundon dhe ku nuk ka të pandëshkueshëm.
Reforma nuk ka qenë e lehtë, pasi sfidat e saj kanë sjellë vonesa. Si president e si qytetar kërkoj të garantohet aksesi në drejtësi. Të punohet mbi implementimin e hartës së re gjyqësore”, tha Begaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje