Politike

Ibsen Elezi proteston tek selia blu: Të mos lejojmë shkatërrimin e PD

Ashtu siç kishte paralajmëruar, ish-kryetari i PD-së së Kukësit, Ibsen Elezi protestoi para selisë së PD-së ndaj kryetarit të partisë, Lulzim Basha.

  “Reagoni dhe mos të lejojmë shkatërrimin e planifikuar të saj, janë qindra mijëra ata që kanë kontribuar nga ‘91 që e duan një PD të fortë demokratike përballë një pakice që duan ta mbajnë peng…”, kërkoi Elezi.

Ai ka përmendur edhe betejat e shitura sipas tij të Lulzim Bashës.  

“2015 braktisja e reformës territoriale; 2015 humbja e zgjedhjeve lokale;

2017 marrëveshja e 17 majit; 2017 listat personale dhe humbja e zgjedhjeve parlamentare; 2018 protestën e Kukësit; 2019 dorëzimi i mandateve (braktisja e kauzës dhe protestave); 2019 dorëzimi i 60 bashkive; 2020 braktisja e mbrojtjes Teatrit; 2020 dështimi i reformës zgjedhore;  2021 humbja e dytë e zgjedhjeve parlamentare…”, renditi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë