Politike

Identifikimi elektronik në 5100 qendra, votim e numërim elektronik në Elbasan, Vorë e Kamëz

Në 5100 nga mbi 5200 qendra votimi, identifikimi i votuesve do të realizohet elektronikisht, përmes një pajisjeje offline. Përveç këtij sistemi, këtë herë në tre bashki, Elbasan, Kamëz dhe Vorë, votimi si dhe numërimi do të kryhet në mënyrë elektronike, duke përdorur makineri me ekran me prekje.

Rezultatet paraprake pritet të publikohen menjëherë pas mbylljes së procesit për këto 3 bashki, dhe do të bëhet një numërim manual paszgjedhor i të gjitha konfirmimeve, për të verifikuar saktësinë.

Në pjesën tjetër të vendit, votimi do të kryhet përmes mënyrës tadicionale me anë të fletëve të votimit, një për kandidatin për kryetar bashkie dhe një për këshillat Bashkiakë ku votohet për siglën e partisë apo koalicionit. Numërimi do të bëhet i përqëndruar në 92 qendra të ngritura posaçërisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë