Nisja e procesit të votimit në shumë qendra në vend ka nisur me problemin e identifikimit elektronik te zgjedhësve. Problemi me pajisjen ka bërë që edhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi të mos votojë. Ai ishte drejtuar në qendrën e tij që në orën 07.00 të mëngjesit.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve nuk mundi të votojë në qendrën e votimit te shkolla Dëshmorët e lirisë, për shkak të një problemi në pajisjen elektronike. Në një deklaratë për A2 CNN ai tha se do të sjellin një pajisje tjetër pasi operatori nuk mundi të zgjidhë problemin.
“Pajisjen për fat të keq duhet ta ndërrojmë nuk e di me saktësi problemin por ndoshta gjatë transporti janë bashkuar në mënyrë mekanike USB është problem i brendshëm i pajisjes dhe operatori nuk mund ta zgjidhë vetë jemi duke sjellë një pajisje tjetër se operatori nuk e zgjidh dot këtë problematikë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje