Ai që ka folur hapur për spostimin e Sali Berishës është Fatbardh Kadilli i cili i ka shtuar dozat pas garës për kreun e PD-së.
“Sot në këtë situatë që jemi, PD ka kryetar, por nuk ka Lider;
Berisha nuk është i domosdoshëm për PD. Do ketë PD edhe pa atë.
PD nuk është e fanatikeve, as thjeshtë e anëtarëve të vet. PD është e gjithë shqiptarëve”, komentoi Kadilli.
Nga ana e PD-së, të paktën nga lidershipi zyrtar nuk ka asnjë qëndrim për Berishën.
I pyetur pak ditë më parë për këtë çështje, kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se do të jepte një koment në një moment të dytë edhe pse la të kuptohej ndër radhë se beteja e PD- së ishte me dekriminalizimin, duke mos e parë Berishën si pjesë të kësaj beteje
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje