Ne rrjet

“Kanë sulmuar një vend të NATO-s…” Biden u zgjua në 4 të mëngjesit. Ç’ndodhi natën e raketave në Poloni

Rreziku i një zgjerimi të konfliktit nuk ka qenë kurrë kaq afër. Maturia e presidentit amerikan mund të ketë shmangur luftën e tretë botërore. Ai u impenjua për të përmbajtur zemërimin e Volodimir Zelenskit dhe presidentit polak Duda. Ndërkohë që kontaktet me Moskën po rriten

Gazeta Si – Joe Biden me bluzë dhe pantallona të rastësishme duke lexuar diçka në celularin e tij.

Është fotografia simbolike e natës në të cilën globi u përplas kundër luftës së tretë botërore, kur një raketë ra në territorin polak dhe Ukraina (por edhe Varshava) ftoi NATO-n të reagonte kundër Rusisë.

Biden me gjithë stafin e tij ishte në Bali për G20. Ai u zgjua për atë që do të ishte nata më e gjatë dhe më e rrezikshme që nga fillimi i luftës.

Megjithatë, ai nuk nxitoi të akuzonte menjëherë Moskën për raketën që ra në Poloni, e cila kishte shkaktuar edhe dy viktima, “maturia” ishte fjala kyçe. Një lëvizje e mençur që shmangi një përshkallëzim të rrezikshëm dhe shkatërrues.

“Është sulmuar një vend i NATO-s”

Joe Biden u zgjua nga këshilltarët e tij rreth orës 4:30 me përditësimin më të keq që mund të merrte: forcat e Vladimir Putin mund të kenë sulmuar një vend të NATO-s.

Kështu nisën orët më të vështira për presidentin amerikan mes telefonatave dhe takimeve virtuale në sallën e vallëzimit të hotelit ku ai po qëndronte në Indonezi.

Një lajm i cili, nëse konfirmohej, do të kishte aktivizuar nenet 4 dhe 5 të traktatit të NATO-s dhe që parashikojnë mbrojtje të menjëhershme nga e gjithë Aleanca.

Polonia, e cila është pjesë e NATO-s, kishte mbledhur menjëherë Këshillin e  Sigurisë Kombëtare.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, presidenti amerikan lëvizi. Joe Biden telefonoi menjëherë homologun e tij polak Andrzej Duda, të cilit komandanti i përgjithshëm i ka siguruar, qoftë edhe personalisht, mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara që nga fillimi i pushtimit rus.

Pastaj konsultimi me partnerët e G7, NATO-s dhe G20-ës, ndërsa në Uashington Pentagoni dhe Departamenti i Shtetit zbatuan linjën e sjelljes sëkërkuar nga Biden: bashkëpunim maksimal në Varshavë për hetime për të përcaktuar origjinën e raketës, por kujdes, është shumë herët për të vendosur se çfarë hapash të ndërmerren.

Maturia e Bidenit që u pëlqye edhe nga Moska

Një kujdes dhe maturi që Biden e përmbledh si më poshtë: “Informacioni i parë na thotë se nuk ka gjasa që raketat të jenë lëshuar nga Rusia”.

Një përgjigje e matur që merr vlerësimin e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitri Peskov, i cili e cilëson atë si “profesionale”.

Presidenti amerikan më pas përsërit se intensifikimi i sulmeve të Moskës ndaj Ukrainës, pikërisht në orët në të cilat po mblidhej G20, është një provokim brutal dhe çnjerëzor dhe nënvizon se angazhimi ndaj partnerëve të Aleancës Atlantike është “i hekurt” dhe se Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë të mbrojnë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.

Por momenti është delikat dhe rreziku i një zgjerimi të konfliktit nuk ka qenë kurrë kaq i lartë.

Orët kalojnë dhe qëndrimi i administratës amerikane është edhe më i qartë. “Për momentin Shtetet e Bashkuara nuk kanë mbledhur asnjë provë që bie ndesh me vlerësimin paraprak të Presidentit Duda, sipas të cilit raketa që shpërtheu në Poloni ishte ukrainase”, shpjegon zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Adrienne Ëatson, duke theksuar megjithatë se përtej konkluzionet e hetimit, “është e qartë se Rusia është përfundimisht përgjegjëse për këtë incident tragjik dhe se Ukraina kishte dhe ka çdo të drejtë të mbrohej”.

Shpresë për bisedime

Qeveria amerikane vazhdon të bëjë presion për një përparim negociues. Ditët e fundit, kontaktet e administratës Biden me zyrtarët e Kremlinit dhe Kievit janë intensifikuar, me Ëilliam Burns që udhëton si ndërmjetës special.

Menjëherë pas takimit me homologun e tij rus, Sergei Naryshkin, në Ankara, drejtori i CIA-s fluturoi në Kiev për të siguruar Volodymyr Zelenskin se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të negociojnë paqen me Moskën pavarësisht nga Ukraina.

Por me fillimin e dimrit, kjo është linja e administratës Biden, luftimet do të priren të qetësohen dhe mund të jetë dritarja për të gjetur një zgjidhje politike.

John Kirby, drejtor i komunikimeve strategjike në Shtëpinë e Bardhë, tha në një intervistë për “Corriere della Sera”, se përderisa rusët bombardojnë qytetet, duke goditur civilët, nuk ka kushte për negociata.

Por Departamenti i Shtetit thekson se, me dimrin, mund të shkaktohet një “armëpushim” fiziologjik. E rëndësishme është që perëndimorët nuk po i nxisin tensionet. Për këtë, del dhe tepron Putini.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë