Sali Berisha ka zhvilluar të mërkurën disa takime me aleatë me qëllim daljen si koalicion në zgjedhjet lokale.
Në këto bisedime nuk përfshihet Ilir Meta edhe pse një ditë më parë tha se është online në komunikim të vazhdueshëm me Berishën dhe se kandidatët për lokalet nga opozita ishin të primarëve dhe jo të Berishës. Ilir Meta mësohet se do të dalë vetëm në zgjedhje ne garë për këshillat bashkiak, ndërsa do të bëjë thirrje për të mbështetur kandidatët e primarave.
Ndërkohë, Berisha është takuar me kryetarin e PAA-së, Agron Duka. Por ky i fundit, një ditë më parë tha se PAA do të dalë e vetme për këshillat bashkiakë dhe do të mbeshtesë aty ku kandidojnë kandidatët e Berishes.
Ndërkohë Berisha mësohet se është takuar edhe me kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule, me të cilin ka lidhur një marrëveshje paraelektorale për tre zonat minoritare.
Kjo është mundësia e fundit ligjore e Berishës për të nxjerrë kandidatët e vet në fushe beteje për lokalet. Apeli e rrëzoi nga kryetar ndërsa Alibeaj po përgatit të vetët të futet në lokale në siglën e PD-së. Të njëjtën gje pritet të vendose edhe Celibashi i cili vështirësinë juridike do ta keëe më shumë me Alibeajn nëse duhet ta pranojë si kryetar me autorizim apo jo.
Brenda vetë PD-së nuk pritet të ketë ndonjë konsensus sa kohë që Alibeaj ka dale me kushte por ka mandatuar tre deputete të tij, ndërsa pala tjetër i është përgjigjur po me kushte se bashkëpunojnë me pjesën tjetër por jo me Alibeajn dhe Bashën duke i cilësuar si pengje të Edi Ramës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje