Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve refuzoi kërkesën e Dashamir Shehit si drejtues i LZHK për rinumërimin e një kutie në KZAZ-në numër 15 në Kurbin. Duke sjellë kutinë mbi tryezë, anëtarët e KAS vlerësuan nga vëzhgimi me sy të lirë i saj, se kutia ka një çarje në fund nga e cila mund të jenë futur ose hequr fletë votimi, e për pasojë mund të jetë e manipuluar.
Kutia i përket fshatit Shpërdhet në Mamurras, që sipas Aleancës Progresiste LZHK, është e rregullt dhe duhej numëruar pasi mund të ndikonte në rezultatin për këshillin bashkiak të Kurbinit.
Partia Socialiste doli forca e parë edhe në Kurbin, duke siguruar 9 vende në këshillin bashkiak, ndjekur nga “Bashkë Fitojmë” me 6 vende ne këshill dhe Partia Socialdemokrate me 3 vende. KZAZ-ja nr 15 bëri të ditur se një kuti nuk ishte numëruar kur shpalli rezultatin me argumentin se ishte dëmtuar gjatë transportit nga qendra e votimit për në qendrën e numërimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje