Politike

Këlliçi reagon për posterin: U mërzitën hipokritët, do luftoj korrupsionin pa etikë, me gishtat ngritur   

Gjatë një takimi me banorët e njësisë nr 7 në Tiranë, Belind Këlliçi ka thyer heshtjen për posterin e vendosur në rrugët e Tiranës duke i treguar gishtin e mesit korrupsionit.  

“Ai posteri im i gishtave i ka mërzitur shumë njerëzit… i ka mërzitur shumë që unë u kam nxjerrë zemrën qytetarëve, dhe i kam nxjerr gishtin korrupsionit. Janë mërzitur të gjithë hipokritët që jetojnë në Tiranë, që punojnë në Tiranë.

Analistët e mediave, që mbrojnë nga mëngjesi deri në darkë korrupsionin, që mbrojnë inceneratorët fantazmë, që janë të gatshëm të thonë se kanë hipur në trenin elektrik të Erion Veliajt, që janë të gatshëm të dalin në media dhe të na numërojnë 1 milion pemët e Erion Veliajt.

Sistemi që është ngritur sot në Tiranë, që është krejt i kalbur, korruptiv, i bazuar në lidhjet më okulte të kryetarit të bashkisë me Ndraghetën italiane, të kryetarit të bashkisë me mafien e ndërtimit, ne bashkë do ta zhbëjmë në 14 maj.

Ua them dhe njëherë, që pas datës 14 maj, do zhvilloj një luftë me tolerancë zero ndaj korrupsionit, pa etikë dhe me gishtat ngritur ndaj vjedhjeve në Bashkinë e Tiranës”, është shprehur Këlliçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë