Partia Demokratike, përmes një njoftimi zyrtar të lexuar nga Mirela Karabina, ka dënuar gjuhen politike të përdorur nga kryeministri Edi Rama në fushatë. Pa iu referuar se cilës deklaratë konkretisht, Karabina ka kërkuar që liderët politik të përdorin një retorike politike brenda rregullave
“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takimet e tij elektorale po përdor gjithmonë e më shumë një gjuhë ofenduese, turpëruese dhe lincuese ndaj kundërshtarëve politik dhe opozitës në tërësi. Gjuha e përdalë e përdorur prej tij është e papranueshme dhe patolerueshme për një shoqëri të civilizuar dhe që kërkon të bëjë pjesë në shoqëritë demokratike europiane. Me një nivel fjalori të tillë, kryeministri i Shqipërisë është duke u tallur me shoqërinë shqiptare dhe me opinionin publik në tërësi. Kjo gjuhë është zakon i vjetër i politikës shqiptare 33 vjeçare dhe ne kërkojmë që t’i jepet fund përdorimit te saj.
Fyerjet ndaj kundërshtarëve, fjalori banal dhe ofendues nuk i shkojnë përshtat asnjë politikani dhe një shoqërie të civilizuar, aq me tepër në gojën e një kryeministri.
Kjo gjuhë nxit urrejtjen, ofendimet dhe përçon mesazhe degraduese në shoqërinë shqiptare, dhe është shembulli më i keq që një kryeministër mund të jap”, tha Karabina.
Ajo kishte një kërkesë edhe për kandidatin e koalicionit Bashke Fitojmë Belind Këlliçi pas debatit që ndezi me gishtin e mesit. Edhe pse nuk e përmendi nominalisht, Karabina e latë kuptoje kur tha se, “duhet që të ndalohet publikimi i posterave politike me mesazhe dhe gjeste kundër etikës, kundër normave të pranuara të komunikimit dhe politikës, të cilët përcjellin dhe nxisin në shoqërinë shqiptare fyerje, sharje, dhe shkelin kodet e sjelljes së mirë”
“Qëllimet politike nuk duhet të tejkalojnë asnjëherë etikën e komunikimit dhe normat e një shoqërie të civilizuar”, shtoi ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje