Këshilli Kombëtar i PD miratoi pa asnjë debat sekretariatin, nënkryetarët dhe kandidatët për drejtues të komisioneve parlamentare. Emrat ishin propozuar paraprakisht nga Lulzim Basha pa kandidaturë alternative. Për secilin post ishte propozuar vetëm një emër. Me ekipin e ri, Basha ka fryrë strukturat drejtuese dhe ka bërë një gërshetim emrash mes disa emrave të kohës se tij dhe emrave që kanë punuar edhe gjatë qeverisjes së Sali Berishës, që për hir të së vërtetës dominojnë jo pak duke nisur nga Alfred Rushaj, Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj, Grida Duma, Endri Hasa, Ervin Minarolli, Jemin Gjana apo Gazment Bardhi. Gjithësesi asnjë prej tyre nuk përfaqëson profilin radikal politik
Skuadra drejtuese e PD-së propozuar nga Basha
Alfred Rushaj – Kryetar i Grupit Parlamentar
Enkelejd Alibeaj – Nënkryetar i Kuvendit
Jorida Tabaku – Nënkryetar përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë
Grida Duma – Nënkryetar përgjegjës për marrëdhëniet me shoqërinë civile
SEKRETAR I PËRGJITHSHËM
Gazment Bardhi
KRYETAR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE
Edi Paloka
KRYETAR I KOMISIONIT TË APELIMIT, INTEGRITETIT DHE ETIKËS
Flutura Açka
KRYETAR I KOMISIONIT ZGJEDHOR
Jemin Gjana
SEKRETARIATI EKZEKUTIV I PARTISË:
1. SEKRETAR ORGANIZATIV — Ervin Minarolli
2. SEKRETAR BURIMEVE NJERËZORE— Arta Sakja
3. SEKRETAR PËR EMIGRACIONIN DHE DIASPORËN —Belind Këlliçi
4. SEKRETAR PËR PRONARËT DHE CESHTJEN E PRONAVE- Ledina Mandia
5. SEKRETAR PËR KLIMËN E BIZNESIT – Flamur Hoxha
6. SEKRETARE PËR TË PËRNDJEKURIT POLITIK- Jonila Godole
7. SEKRETAR PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE- Ivi Kaso
8. SEKRETAR PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN – Greta Bardeli
9. SEKRETAR I KOORDINIMIT ELEKTORAL – Taulant Zeneli
10. SEKRETAR PËR ORGANIZATAT PARTNERE – Orjela Nebiaj
11. SEKRETAR PËR ORGANIZIMIN DIXHITAL – Endri Hasa
Komisioni për Integrimin Europian
Jorida Tabaku
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
Agron Gjekmarkaj
Komisioni për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë
Albana Vokshi
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Oerd Bylykbashi
Komisioni për Ekonominë dhe Financat
Sorina Koti
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Helidon Bushati
Komisioni për Sigurinë Kombëtare
Flamur Noka
Komisioni për Politikën e Jashtme
Tomorr Alizoti
Zëdhënësi i Grupit
Orjola Pampuri
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje