Politike

Kim përshëndet vendimin e Britanisë: Të korruptuarit të përballen me drejtësinë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e Britanisë së Madhe për të sanksionuar si ‘non grata’ 27 persona të lidhur me krimin e organizuar dhe të dyshuar e akuzuar për korrupsion madhor.

“Mirëpresim këtë vendim me rëndësi të Britanisë së Madhe. Ata që kanë abuzuar me besimin publik për të pasuruar veten dhe kanë minuar ligjin, thënë ndryshe, që janë përfshirë në korrupsion madhor dhe minuar demokracinë, duhet të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan Ambasadorja Kim.

Sir Eduard Peach, i dërguari i posacëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, përmes një editoriali njoftoi se Britania e Madhe ka shpallur non grata 27 persona në mbarë botën për lidhje me krimin e organizuar dhe për korrupsion madhor.

Lista nuk është bërë ende publike, por në të ka edhe shtetas shqiptar dhe personazhe të tjera nga Ballkani Perëndimor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë