Bota

Kombet e Bashkuara pezullojnë Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut

Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka aprovuar sot me 93 vota pro, 24 kundër dhe 58 abstenim, kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të drejtave të njeriut në Gjenevë.

Në projekt-rezolutë kërkohej “të pezullohet e drejta e Rusisë për të qenë pjesë” e Këshillit, duke shprehur “shqetësim të thellë për krizën humanitare në Ukrainë, veçanërisht pas lajmeve për dhunim dhe abuzim të së drejtës ndërkombëtare humanitare nga ana e Moskës”.

Lufta në Ukrainë ka nisur prej 43 ditësh, ndërsa sanksionet ndaj Rusisë, sipas presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, nuk janë ende të mjaftueshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë