Politike

Rusia jashtë Këshillit të të drejtave të njeriut, Rama vlerëson votën pro të Serbisë

Pas lajmit të pezullimit të Rusisë nga Këshilli i të drejtave të njeriut nga Kombet e Bashkuara, ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Edi Rama. Me anë të një postimi në Tuiter, Rama vlerëson votën pro të Serbisë për këtë pezullim si një lajm të mirë për rajonin.

“Pezullimi i Rusisë nga Human Rights Council në OKB, refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë.

Votat per pezullimin e Rusise nga Keshilli i te drejtave te njeriut. Gazeta Si, 7 prill 2022

Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin!” – shkruan kryeministri Rama në postimin e tij të shkurtër. Ai ka postuar gjithashtu edhe një foto të votave të të gjitha vendeve për pezullimin e Rusisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë