Politike

“Kreu i PD u vu me shpatulla pas muri nga Kim”, Kadilli: Basha të marrë vendim për Berishën

Fatbardh Kadilli reagoi pas deklaratës së drejtpërdrejtë të ambasadores amerikane Yuri Kim lidhur me vendimin e DASH për shpalljen “non grata” të Sali Berishës.    

“Është e turpshme që kryetari i Partisë Demkratike vihet me shpatulla pas muri nga Ambasadorja e USA për një çështje që zvarritet prej kohe, për një çështje që bën sikur nuk është.

Është e pafalshme që vendimet e nesërme të jenë në kundërshtim me standardin dhe kërkesat e SHBA, vendit që ka një peshë të madhe në krijimin dhe mbështetjen e Partisë Demokratike.

Është e papranueshme që Kryetari, pas këtij takimi, të kryejë veprime dhe të marrë vendime të detyruara vetëm e vetëm  për të ruajtur karrierën apo karrigen, por aspak pse ai beson me sinqeritet  tek aleanca strategjike me SHBA”, komentoi Kadilli në Facebook.

Mbërritja në këtë situatë, sipas tij, nuk e rrit besimin tek lidershipi i Bashës por e zvogëlon atë

 “Në Kuvendin Kombëtar u bëra thirrje demokratëve “për tu ndarë nga çdo trashëgimi që na kompromenton, që na mban peng. Sado emocione të na lidhin me atë”.

Demokratë të shohim nga e ardhmja”, shkruan Kadilli.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë